Një mockup i ri shfaq se si mund të jetë iPhone 6c, pajisje që Apple pritet ta prezantojë në muajt e parë të këtij viti. Duke u bazuar tek thashethemet që po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve, 9to5Mac ka realizuar një mockup që shfaq dizajnin e mundshëm të iPhone 6c, smartphone me ekran 4" me të cilin Apple dëshiron të ofrojë një pajisje të re me përmasa më të vogla dhe një çmim më të arsyeshëm.


iPhone 6c duhet të jetë i disponueshëm në të njëjtat ngjyra të modelit të fundit iPod Touch, me dizajn të ngjashëm me atë të iPhone 6s. Në nivel hardware: ky smartphone 4" duhet të integrojë një proçesor A9, 16 GB hapësirë, teknologji NFC për pagesat me Apple Pay, Touch ID dhe 2GB RAM, në gjëndje të garantojë performanca të mira.


Bateria mund të jetë 1,642 mAh, ndërsa me sa duket është për t'u përjashtuar prezenca e 3D Touch. Çmimi duhet të jetë rreth 480$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment