Pasi e kemi parë një një video hands-on, iPhone 5se me erkan 4" shfaqet në disa imazhe të reja. Emri "5se" nuk bind shumë, megjithatë duket se Apple ka zgjedhur pikërisht këtë emër për gjeneratën e ardhshme të iPhone me ekran 4 inç. Siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme, ku është vendosur pran një iPhone 5, modeli i ri iPhone 5se është me të vërtetë shumë i ngjashëm me iPhone 6 /6s, por me përmasa më të reduktuara.


Sipas zërave të fundit, ky model i ri do të prezantohet në prill gjatë një eventi të veçantë që do të organizohet nga Apple. Kjo pajisje do të ketë një proçesor A8 ose A9, 1 GB RAM, Touch ID të gjeneratës së dytë, NFC, por jo 3D Touch. Burimi i këtij imazhi është One More Thing, mjaft i besueshëm pasi kanë zbuluar disa muaj përpara dizajnin dhe karakteristikat e iPad Air dhe iPad Air 2. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment