App Switcher ka qenë gjithmonë një nga pikat më të forta të botës Jailbreak, dhe pavarësisht se Apple e ka ridizenjuar atë, shumë përdorues preferojnë ta personalizojnë atë. Griddy, është një tweak që sjell një App Switcher alternativ në iOS, me një grafikë të re dhe funksione të ndryshme që mund të konfigurojmë sipas dëshirës.


Griddy ofron një eksperiencë ndryshe në përdorimin e Multitasking. Nuk mund të mungonte as funksioni për të mbyllur të gjitha aplikacionet me një veprim të thjeshtë, mjafton të mbani të shtypur pak më gjatë një aplikacion çfarëdo për të shfaqur një buton të madh në qëndër të ekranit, me anë të të cilit mund të mbyllni me shpejtësi të gjitha aplikacionet.


Nëse jeni të interesuar, Griddy mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment