Prej kohësh flitet se Apple po planifikon një event për muajin mars, ku pritet të prezantohet i shumëpërfoluri iPhone 5se, iPad Air 3 dhe disa aksesorë për Apple Watch. Për momentin këto janë vetëm zëra, por që dita e ditës sa vijnë e shtohen dhe së shpejti mund të kemi edhe një konfirmim zyrtar. Por cilët janë produktet që priten të sjellë Apple gjatë kësaj pranvere?

iPhone 5se
Nuk do të quhet iPhone 6c modeli i ri me ekran 4", por iPhone 5se. Do të ketë pamjen e një iPhone 6, por me përmasa më të vogla, do të ketë Touch ID por jo 3D Touch, një proçesor A8 ose A9, NFC për Apple Pay, fotokamera 8 Megapixel dhe Live Photos.

iPad Air 3
Duke qenë se vitin e kaluar nuk u prezantua, kësaj rradhe iPad Air i gjeneratës së tretë duket i sigurtë, dhe duhtet të dalë në treg në pranverë të këtij viti.

Aksesorë
Nuk do të kemi akoma Apple Watch 2, por me shumë mundësi do të ketë disa bashkëpunime të reja me prodhuesit e aksesorëve. Mund të vijnë disa tipe të reja rripash për Apple Watch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment