Kompania “Netflix” do të fillojë shërbimin e saj në nivel global, duke sjellë rrjetin e saj televiziv në internet për më shumë se 130 vende të reja në mbarë botën. Në njoftimin e kompanisë thuhet se pjesë e këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

“Netflix” është një ndër rrjetet më të mëdhenj televiziv të internetit në botë me mbi 70 milionë anëtarë në mbi 190 vende. Falë tij ata gëzojnë të drejtën të shohin shfaqje televizive, seriale origjinale, pra të prodhuara nga vetë “Netfliks”, dokumentarë dhe filma.


Anëtarët mund të shikojnë përkundrejt një pagese aq sa duan, në çdo kohë, kudo, në çdo ekran, mjafton të jetë i lidhur me internetin dhe gjithçka pa reklama. Pagesa fillestare për paketat që ofron "Netflix", fillon nga 10 euro për muaj. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , , ,

0 komente:

Post a Comment