Autoblog USA, një nga portalet më të ndjekura në SHBA, ka vlerësuar teknologjinë CarPlay të Apple si "teknologjia më e mirë e vitit 2015" në një automjet", duke njohur të gjitha meritat e një produkti që po korr gjithmonë e më shumë sukses. Stephen Rouse, drejtori i Autoblog, ka shkruas se "CarPlay ka patur një impakt të rëndësishëm në jetën tonë si automobilista, duke qenë se ofron një eksperiencë të plot. CarPlay përmirëson jetën tonë si shofer".

CarPlay ka lënë pas gjashtë finalistët e tjerë si: Audi Virtual Cockpit, Ford Sync 3, Google Android Auto, Smart Cross Connect App, Volkswagen MIB II Infotainment dhe Volvo Sensus Connect. Tek faqja specifikohet se konsumatorët kanë pëlqyer qasjen e drejtpërdrejtë me të cilën CarPlay sjell iPhone-in në ekranin e makinës së tyre, duke i ofruar mundësinë që të përdorin pjesën më të madhe të funksioneve. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment