Luca Tedesco, një haker italian, ka arritur të bëjë Jailbreak për iOS 9.2.1 dhe ka publikuar në Twitter një screenshot ku shfaqet Cydia në funksion me iOS 9.2.1 beta. Pavarësisht se lajmi është pozitiv, në cicërimën e tij hakeri italian shprehet se ky jailbreak nuk do të lëshohet për publikun.

Megjithatë, është shumë e mundur që ky jailbreak të ndahet me hakerat e tjerët të cilët do të realizojnë një program për të gjithë përdoruesit. Diçka e tillë është arritur edhe me iOS 9.1. Ju kujtojmë se iOS 9.2.1 është ende në fazën beta, kështu që do të kemi një Jailbreak kur ky version të lëshohet zyrtarisht për të gjithë.

Ju ftojmë të qëndroni të sintonizuar në faqen tonë për të zbuluar të parët të gjitha zhvillimet e reja në lidhje me Jailbreak për iOS 9.2/9.2.1 pa u lodhur duke kërkuar informacione në rrjet, duke përfunduar nëpër ndonjë faqe që ofron Jailbreak të rremë që përmban viruse. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment