Në më pak se 3 javë, pasi u prezantuar iOS 9.2.1 beta 1, Apple ka prezantuar versionin beta 2. Ky version mund të shkarkohet nëse jeni rregjistruar si zhvillues programesh ose nga të gjithë ju që jeni rregjistruar në programin Beta Software Program.

iOS 9.2.1 beta 2 mund të shkarkohet nëpërmjet teknologjisë OTA (Over The Air) tek iDevice si iPhone, iPad apo iPod. Sipas ekspertëve ky version nuk sjell funksione të reja por rregullime të shumë problemeve të raportuara nga testuesit.

Kujtojmë që për të arritur në verisonin final, zakonisht Apple publikon deri në 4-5 versione beta kështu që do të duhen edhe disa muaj që ky version i iOS të jetë i disponueshëm për të gjithë, në versionin final. Në artikujt në vazhdim do t'ju sjellim detaje në lidhje me këtë version të iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment