Me prezantimin e iOS 9.3 për zhvilluesit, Apple ka sjellë gjithashtu edhe një version të watchOS i cili është sistemi operativ që ekzekutohet në Apple Watch. Sipas testeve të para versioni 2.2 vjen me disa ndryshime thelbësore. Tashmë me watchOS 2.2 ora juaj inteligjente mund të lidhet me një iPhone ku janë të lidhur edhe ora të tjera. Pra një iPhone mund të komunikojë në të njëjtën kohë me disa Apple Watch. Për të kryer këtë funksion, iPhone duhet të intalojë iOS 9.3.
Gjithashtu watchOS 2.2 sjell edhe disa ndryshime minore në grafike si edhe shumë përmirësime përsa i përket sigurisë. Sipas ekspertëve, ky version do të vij në App Store në eventin që Apple mund të mbajë nga fundi i muajit Shkurt ose fillimi i muajit Mars, i këtij viti. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment