Apple Music ka kaluar shifrën 10 milionë abonentë me pagesë, gjashtë muaj pas fillimit të saj, ka bërë të ditur Financial Times. Shërbimi është lançuar në më shumë se 100 vende në qershorin e kaluar dhe Apple tha në tetor se kompania kishte 6.5 milionë abonentë me pagesë.

Siç dihet, Apple ofron tre muajt e parë të shërbimit pa pagesë. Apple Music është ende më e vogël se Spotify, e cila pretendonte qershorin e kaluar se kishte arritur në mbi 20 milionë abonentë me pagesë. Në anën tjetër, Deezer numëron rreth 6.5 milionë konsumatorë që paguajnë për shërbimin e saj. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment