Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 9.2.1, një përditësim që zgjidh disa probleme të vogla, ndërkohë që presim iOS 9.3. iOS 9.2.1 mund ta instaloni me anë të iTunes ose direkt nga pajisja juaj iOS nëpërmjet funksionit OTA . Pajisjet që e mbështesin këtë versioni, janë iPhone 4S dhe modelet më të reja, iPad mini 1 ose një model më i ri, iPad 2 ose një model më ri i ri dhe iPod touch i gjeneratës së pestë e sipër.

Sipas changelog zyrtar të Apple, ky version sjell disa përmirësime në lidhje me sigurinë dhe sistemon edhe disa bug, midis të cilëve edhe problemin e lidhur me proçedurën e instalimit të aplikacioneve duke përdorur një server MDM. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment