Apple është shumë e interesuar për botën e automjeteve dhe këtë e dëshmon edhe regjistrimi i tre adresave të reja: apple.car, apple.cars dhe apple.auto. Komania amerikane i ka regjistruar këto adresa, që nuk janë ende aktive, nëpërmjet MarkMonitor Inc. gjatë muajit Dhjetor 2015.

Këto adresa mund të kenë të bëjnë edhe me CarPlay, por është e vështirë të mos mendojmë për atë që sot mban emrin Project Titan, dmth zhvillimin e një Apple Car. Është folur shumë për një grup sekret që po punon për një makinë elektrike që mund të vijë në treg në vitin 2019-2020.


Apple ka punësuar disa inxhinierë të Tesla, Ford, GM, Samsung, A123 Systems, Nvidia, etj për të punuar për Project Titan. Kompania Mission Motors e ka ndërprerë aktivitetin pasi ka humbur disa punonjës që kanë kaluar tek Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment