Apple ka konfirmuar zyrtarisht lajmin se versioni i fundit iOS për iPhone 6s dhe 6s Plus ka një bug që ka të bëjë me përqindjen e baterisë. Praktikisht, në disa raste ky bug shfaq një përqindje të rreme të baterisë në iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, siç e ka konfirmuar në një dukument zyrtar edhe vetë Apple.

Problemi prezantohet kur përdoruesi modifikon manualisht orën në iPhone, ose kur ndryshon automatikisht ora në rast se ndryshojmë zonë gjatë një udhëtimi. Në këto dy raste, mund të ndoshë që përqindja e baterisë të mos përditësohet nga sistemi operativ.

Apple ka bërë të ditur se po punon për të kuptuar burimin e këtij problemi dhe se ky bug do të zgjidhet sa më shpejt. Për momentin, e vetmja këshillë është që të fikni dhe të rindizni iPhone-in dhe të shikoni nëse nuk shfaqet më. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment