Kompania Suedeze, Ericsson ka fituar një seancë gjyqësore kundra Apple, e cila i jep të drejtën të përfitojë 0.5% të vlerës së shitur për çdo iDevice që monton chip-e për lidhjen me rrjetin e internetit nëpërmjet teknologjisë 4G. Kjo vjen si pasojë e përdorimit të kësaj teknologjie nga ana e Apple pa marrë konsensusin e Ericsson.

Sipas drejtuesve të kompanisë Suedeze, ajo gëzon të drejtën e patentës për rrjetin 4G edhe të gjithë prodhuesit e SmartPhone-ëve i blejnë këto të drejta. Edhe Apple ka përdorur këtë teknologji në iDevice-et e saj por deri tani nuk kishte rënë dakord me kompaninë Suedeze por më në fund gjykata ka dhënë vendimin e saj duke e detyruar atë ti paguaj Ericsson 0.5% të çdo shitjeje.

Nga ky vendim Ericsson pritet të ketë një rritje të të ardhurave nga 1.1 miliard në 1.6 miliard këtë vit.  Gjithashtu ky vendim i jep mundësinë të 2 kompanive të vazhdojnë bashkëpunimin e metëjeshëm edhe për teknologjinë 5G. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment