Një nga komunitetet më të mëdha në botë, që trajton produktet Apple, 9to5mac, ka publikuar një artikull mjaft interesant ku shkruhet se Apple po punon intensivisht për të sjellë bashkë me iPhone 7 një teknologji të re në dëgjimin e muzikës, e cila do të zëvëndësojë kufjet klasike me kavo.

Sipas ekspertëve kufjet që do të vijnë në treg do të jenë pa kavo ose wireless edhe secila nga 2 njësitë do të integrojë një bateri e cila do të karikohet nëpërmjet ajrit pra pa lidhje fizike me burimin e rrymës edhe do të sigurojë mbi 4 orë autonomi.

Ekspertët pretendojnë gjithashtu se iPhone 7 nuk do të ketë më kufjet klasike me lidhje Jack e cila do të zëvëndësohet nga lidhja me teknologjinë Lightening ose nga kufjet me lidhje pa kavo. Këto të fundit nuk do të jenë në kutinë e iPhone 7 por do të mund të blihen si përditësim me një kosto ekstra.

Reportohet gjithashtu se edhe kompania Motorola po punon intensivisht për të sjellë kufjet me teknologjinë e sipërpërmëndur e cila do të integrohet menjëherë në produktet e kompanive si Google apo Samsung. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment