Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Super Hexagon.

Bëhet fjalë për një lojë plot adrenalinë dhe që kërkon shumë përqëndrim. Disa forma gjeometrike do të nisin të kalojnë në ekran, duke lënë pak hapësirë për "trekëndëshin" tonë. Duke shtypur në çdo pjesë të ekranit do të arrijmë të spostojmë trekëndëshin, duke gjetur hapësirat boshe dhe duke rezistuar sa më shumë që të mundemi. 

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Super Hexagon do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment