Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Lifeline.

Në këtë lojë duhet të merrni disa vendime të rëndësishme që do të vendosin për jetën ose vdekjen e astronautit. Qëllimi do të jetë ta bëni të mbijetojë sa brenda një historie të paparashikueshme. Çdo gjë do të varet nga zgjedhjet tuaja. Mund të luani edhe nga Apple Watch, nëse keni një të tillë.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Lifeline do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment