Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- #Remix, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
#Remix është një program mjaft profesional për përpunimin e këngëve muzikore. Ai përdoret nga disa artistë të famshëm në botë të cilët kanë krijuar pjesë muzikore duke e përdorur. Nëse jeni të apasionuar pas muzikës atëherë ne ju këshillojmë ta merrni këtë program.


Slingshot Puzzle, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Slingshot Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të kaloni sferën metalike në pikat e caktuara për të kaluar në një nivel tjetër. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë pengesa të cilat do ta bëjnë këtë lojë mjaft impenjative por tërheqëse.


Biorhythms 4U, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Biorhythms 4U është një program i cili do t'ju japë informacione edhe statistika në lidhje me të dhënat që ju do i jepni si argument programit. Të dhënat që mund ti jepni mund të jetë edhe ecuria një lidhjeje intime apo marrdhëniet tuaja në familje. Në bazë të të dhënave programi do të ndërtojë grafikë të cilat do të shprehin gjëndjen tuaj shpirtërore edhe fizike në një kohë të caktuar.


Living Planet, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Living Planet është një program mjaft i avancuar i cili do të na lejojë të krijojmë video mjaft interesante duke i grumbulluar fotot rreth një sfere e cila krijon efektin visual të Tokës së parë nga lart. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment