Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iDatabase, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iDatabase është një program nëpëmjet të cilit ju mund të ruani në iPhone çdo lloj informacioni edhe me pas ta kërkoni atë kur ju duhet, në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Ja vlen ta provoni këtë program.


Videos In Video, nga 8,79€, falas. /iPhone, iPad
 Nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të të integroni file video në një video tjetër. Ky funksion mjaft interesant do të na lejojë të krijojmë file video mjaft interesante dhe që do të ruajnë kujtimet tona ndër vite.

Delete Duplicates + CleanUp, nga 0,99€, falas /iPhone
Falë këtij aplikacioni ju mund të fshini kontaktet që keni të regjistruar nga dy herë në iPhone, të fshini disa kontakte përnjëherë ose t'i bëni backup.


- Shock-X, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shock-X është një lojë mjaft e veçantë për sa i përket grafikës por edhe argëtimit. Ju duhet të drejtoni një avion luftarak i cili duhet të pastrojë fushën e betejës nga sulmet armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


-Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment