Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Wireless Photo Transfer Pro, nga 4,99€, falas /iPhone, iPad
Me anë të këtij aplikacioni mund të shkarkoni ose të bëni upload fotove tek një pajisje tjetër, thjeshtë duke përdorur një lidhje wireless ose bluetooth. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të nisur disa foto të njëjtën kohë.
Një nga lojërat më popullore sniper vs sniper dhe sniper vs terrorist. Mbijetoni sa më shumë për të kompletuar misionet. Luftoni kundër disa terroristëve shumë të rrezikshëm dhe inteligjentë, kundër disa kriminelëve që kanë pushtuar një qytet të pasur me naftë dhe gaz.
- Dual Music Player Plus, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Falë këtij aplikacioni ju mund të dëgjoni 2 këngë njëkohësisht me Equalizer dhe Visualizer. Provojeni, është me të vërtetë një aplikacion interesant.
Një aplikacion profesional për modifikimin e fotove që është vlerësuar me disa çmime, vjen sot në ofertë falas. Efektet dhe mjetet që do të keni në dispozicion janë me të vërtetë të shumta, për të realizuar një imazh ashtu siç keni dëshirë.
Ky aplikacion krijon një kolazh me të gjitha fotot e profilit të miqve tuaj. Mund të ndryshoni efektin, fokusin, aiendimin, format, vizatimin, të shtoni tekste dhe shumë gjëra të tjera.
Një menaxher i vetvetes që ju lejon të mbani nën kontroll programet tuaja dhe detyrat e ditës. Çdo informacion që regjistroni do të transferohet tek kalendari juaj, për të patur një organizim sa më të mirë të jetës tuaj të përditshme.
Localscope na lejon të gjejmë vënde nëpërmjet sensorit GPS duke konsultuar programe të ndryshme në iOS. Pasi të gjeni atë që dëshironi mund të ruani çdo informacion në lidhje me vëndin ku ndodheni. Por funksioni më i rëndësishëm është ai i konsultimit të vëndeve të shënuara me Geo Tag. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.
- Easy Translation, nga 9.99€, falas. /iPhone
Easy Translation është një program mjaft i dobishëm në qoftë se duhet të përktheni tekst nga një gjuhë në një tjetër. Për më tepër ju mund të përktheni një tekst në gjuhën e dëshiruar edhe më pas ta publikoni atë direkt në rrjete sociale të ndryshme si Facebook.
-Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment