Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Super Hexagon, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Super Hexagon është një lojë mjaft e bukur me aksion. Kjo është një nga lojërat më të bukura të vitit 2012 edhe sigurisht që do t'ju bëjë për vete, në kohën tuaj të lirë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.



- Block Earth, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Block Earth ështue një lojë ku jeni ju që do të ndërtonin botën tuaj virtuale duke shfrytëzuar ato të gatshmet ose të krijoni një nga fillimi. Më pas mund të ndani krijimin tuaj me miqtë online. Ja vlen ta merrni!

- Wordfolio, nga 0.89€, falas. /iPhone
Wordfolio është një program mjaft i dobishëm nëse jeni duke mësuar një gjuhë të re. Nëpërmjet tij, ju mund të rregjistroni të gjitha fjalët e reja që mësoni e më pas ti lexoni ato kur ju nevojiten në mënyrë të tillë që mos ti harroni. 




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment