Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Moder Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Labyrinth është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kaloni sferën tuaj në një labirinth të cilin e kontrolloni nga lart duke lëvizur iDevice. Me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet dhe për të qënë i pari duhet të kaloni të gjitha këto vështirësi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Normalize, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Normalize është një program mjaft i thjeshtë për tu përdorur por që i aplikon fotove tuaja një intensitet ngjyrash automatikisht për të përmirësuar detajet. Ju nuk duhet të bëni asgjë përveç se të prekni një buton për të aplikuar efektet. Ja vlen ta provoni.


Static Motion, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Static Motion është një lojë në të cilën duhet të shkatërroni të gjitha objektet armike duke prekur ekranin me shkathtësi. Loja është mjaft e thjeshtë por duhet shumë kujdes edhe shpejtësi për të kaluar në nivelin tjetër.


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment