
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- 2048 Puzzle Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
2048 Puzzle Pro është një lojë mjaft e bukur e cila të bën për vete ku detyra juaj do të jetë të rreshtoni numrat në mënyrë të tillë që të formoni numrin 2048. Sigurisht që kjo nuk do të jetë aq lehtë në nivelet që do të kaloni.
- 007's Vidicon: Spy Camera, nga 17.99€, falas. /iPhone
Ky program do të na japë mundësinë të rregjistrojmë audio ose video pa u kuptuar. Kjo do të thotë që ju mund të rregjistroni audio kur jeni duke dëgjuar muzikë ose mund të rregjistroni video kur jeni duke parë një film. Ja vlen ta provoni këtë program.
- Star Horizon, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Star Horizon është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju duhet të pilotoni një avion luftarak futurist i cili do të shkatërrojë armikun si në tokë po ashtu edhe në hapësirë. Gjatë lojës do të keni mundësi të përditësoni armët të cilat do ta dëmtojnë akoma më shumë armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.
- Wireless Drive PRO, nga 2.69€, falas /iPhone
Wireless Drive PRO është një aplikacion mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të përdorni iPhone si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe mund të merrni ose të dërgoni file duke u lidhur me rrjetin WiFi në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë.
- DrawOnMp, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DrawnOnMp është një program nëpërmjet të cilit mund të ti tregoni miqve tuaj se ku ndodheni ekzaktësisht në hartë, duke vizatuar mbi të. Programi do ti shfaqë miqve tuaj pozicionin të cilin ju vizatuat në hartë. Ja vlen ta merrni atë.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment