Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Snow Brawlin'Xtreme, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Snow Brawlin është një lojë ku ju duhet të ndihmoni ketrushin Risoo të mposhtë shokët e tij duke i goditur ato me topa dëbore. Duhet të keni shumë kujdes mos goditeni por gjithashtu të jeni të shkathët të eliminoni të gjithë ketrushët e tjerë.


Numberama 2, nga 0.99€, falas. /iPhone
Numberama është një lojë e thjeshtë dhe llogjike ku objektivi është të kryqëzoni rrjeshtin e numrave cift dhe të zbrazni ekranine. Mund të kryqëzoni të njëjtat numra ose një rrjesht numrash ku përmbahen një numër shifrash ku shuma totale është 10.


- Steal Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steal Photo është një program mjaft interesant i cili në pamjen e parë, kryen funksionin e fotografimit, por realisht ai do të ruaj në Galerinë e Fotove, 2 imazhe të cilat janë imazhi prapme por edhe ai i kamerës ballore. Ruajtja e imazhit të marrë nga fotokamera ballore bëhet në mënyrë të fshehtë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment