Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Chess: SocialChess,  nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chess është një lojë në të cilën do të keni mundësi të luani lojën Shah e miqtë tuaj online. Gjatë lojë mund të komunikoni me ato nëpërmjet chat-it apo të shikoni statistikat e kundërshtarit në kohë reale. Në qoftë se jeni të apasionuar pas lojës në fjalë atëherë ja vlen ta merrni atë.


- Rails, nga 2.79€, falas. /iPad
Rails është një lojë mjaft e bukur për iPad-in tuaj ku ju do të ndërtoni të gjithë sistemin hekurudhor në qytete të ndryshme edhe më pas ti lidhni ato nëpërmjet trenave të cilët duhet ti sinkronizoni që të mos kenë përplasje me njëri tjetrin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Lan Scan: Network Device Scanner, nga 2.79€, falas. /iPhone
Lan Scan është një program mjaft profesional për të pasur informacione mjaft të detajuara në lidhje me rrjetin Internet ku jeni lidhur si edhe shumë të tjera. Sot mund ta merrni falas këtë program.


- Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Chemio: A Student's Chemical Reference, nga 1.79€, falas. /iPad
Chemio është një program edukues i cili i dedikohet personave të apasionuar mbas kimisë. Këtu do të gjeni shumë pamje 3D të elementëve bazë të kimisë. Gjithashtu programi është i këshillueshëm edhe për fëmijët në qoftë se doni që ato të mësojnë bazat e kimisë. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment