Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- NginVideo, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
NignVideo është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të ruani filmimet edhe file-et video në teknologjinë Cloud ose Re. Nëse hapësira e iCloud nuk mjafton ju mund të shfrytëzoni edhe akountin që keni në Google Drive apo DropBox. Gjithashtu duhet të instaloni më parë programin nGinMedia në PC i cili do të komunikojë më pas direkt me iDevice-in tuaj. Ja vlen ta merrni këtë program.


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.




- Deep Whois, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Deep Whois është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që punoni në sektorin e IT. Ai do t'ju japë detaje të dobishme në lidhje me çdo adresë rrjeti, të cilat mund t'ju nevojiten gjatë punës. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment