Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Tiny Comet, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiny Comet është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni një kometë të vogël të arrijë tek prindërit e saj. Ajo ka humbur rrugën edhe do ti duhet ndihma juaj të kalojë të gjitha vështirësitë para se të arrij në destinacion.


Caveman Dino Rush, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të ndihmoni njerin e shpellave të shpërtojë princeshën e cila është rrëmbyer nga dinosaurët e prehistorisë. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë.


- Starlight: Explore the stars, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Starlight është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas astrologjisë. Programi do t'ju shpjegojë të gjitha figurat që yjet krijojnë në qiell natën, duke përdorur edhe sensorët që iDevice integron. Ja vlen ta merrni këtë program.


Rainbow Trail, nga 3.59€, falas. /iPhone, iPad
Rainbow Trail është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të qëlloni me armë sferat me ngjyrë. Por kini kujdes sepse midis tyre do të gjeni edhe bomba të cilat po ti prekni me armën tuaj do të shpërthejnë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Hyperwave, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Hyperwave është një lojë në të cilën duhet të pilotoni një anije luftarake në galaktikë. Ju duhet të luftoni për të mposhtur forcat aliene të cilat duan të dominojnë galaktikën. Ja vlen ta provoni këtë lojë mjaft të bukur. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment