Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Fotoffiti, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fotoffiti është një program i cili do t'ju lejojë ti transformoni fotot tuaja duke i aplikuar stilin e animimit. Më pas programi do t'ju japë mundësi të publikoni ato në rrjetet sociale si Facebook apo Twitter.


- Build-a-lot 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Build a lot është një lojë mjaft e bukur me strategji ku detyra jua do të jetë të ndërtoni qytetet tuaja në të gjithë Europën. Në dispozicion do të keni një shumë parash të cilat do t'ju duhet ti menaxhoni në mënyrë të tillë që ti shtoni ato. Ja vlen ta provoni.


Delete Duplicates + CleanUp, nga 0,99€, falas /iPhone
Falë këtij aplikacioni ju mund të fshini kontaktet që keni të regjistruar nga dy herë në iPhone, të fshini disa kontakte përnjëherë ose t'i bëni backup.


Gnumz: Masters of Defense, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një material më i shtrenjtë se diamanti edhe floriri është zbuluar në fshatin tuaj edhe shumë ushtri po afrohen për të ndërtuar minierat e tyre. Në lojë duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme për të mbrojtur fshatin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment