
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Super Lemonade Factory, nga 2.79€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju do të ndihmoni dy personazhet e lojë të vizojnë fabrikën e limonatave të trashëguar nga prindërit. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë aq e lehtë pasi të gjithë punonjësit do të tentojnë t'ju ndalojnë.
- Steal Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steal Photo është një program mjaft interesant i cili në pamjen e parë, kryen funksionin e fotografimit, por realisht ai do të ruaj në Galerinë e Fotove, 2 imazhe të cilat janë imazhi prapme por edhe ai i kamerës ballore. Ruajtja e imazhit të marrë nga fotokamera ballore bëhet në mënyrë të fshehtë.
- 8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj.
- Video And Photo Transfer, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të transferoni foto dhe video nëpërmjet rrjetit WiFi nga një iDevice në një tjetër. Për të transferuar fotot dhe videot do të na mjafton vetëm pak hapa në qoftë se jemi lidhur në një rrjet WiFi. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment