Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Rotate Video 360°, nga 2.69€, falas /iPhone, iPad
Rotate Video 360° zgjidh problemin e orientimit të gabuar të videove që keni filmuar me iPhone ose iPad. Falë këtij aplikacioni ju mund të rrotulloni videot në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe t'i shpëtoni ato në pajisjen tuaj.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Compass++ Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Compass++ Pro është një program i cili sjell në iDevice funksionin e busullës duke shfrytëzuar sensorin që integrohet nga këto pajisje. Për më tepër do të keni mundësi të zgjidhni midis shumë temave grafike. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Sago Mini Boats, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sago Mini Boats është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku detyra juaj do të jetë të zgjidhni një varkë e më pas të udhëtoni nëpër botë duke kaluar të gjitha vështirësitë e detit. Gjatë rrugës do të takoni të gjithë miqtë e personazhit të lojës, të cilët do të jenë një ndihmë e madhe për të eksploruar botën e qenushit Harvey. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment