Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- AeroFly FS, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
AeroFly Fs është një lojë mjaft e bukur ku ju do të mësoni të drejtoni avionë të ndryshëm sikur të ishit një pilot i vërtetë. Simulatori i avionëve në këtë lojë ofron detaje grafike mjaft të afërta në lidhje me realitetin edhe me siguri do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Auto Adjust, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Auto Adjust është një program i cili na jep mundësinë të modifikojmë fotografitë tona në mënyrë mjaft profesionale. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta provoni këtë program.


Gas Tycoon 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


MasterFX HD, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
MasterFX është një program që i dedikohet personave që janë të apasionuar pas fotografisë dhe jo vetëm. Nëpërmjet këtij programi mund të krijoni fotografi fantastike në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe intuitive. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment