Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Galactic Phantasy, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Galactic Phantasy është një lojë me aksion ku ju duhet të drejtoni një anije kozmike luftarake edhe ta përmirësoni gjatë kalimit të misioneve. Qëllimi final është të shpëtoni galaktikën nga pushtimet aliene.


LiquidPad, nga 0.89€, falas. /iPhone
LiquidPad është një program që e kthen virtualisht, sipërfaqen e ekranit të iPhone në një sipërfaqe të lëngshme. Sot munda ta shkarkoni falas.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


Special Enquiry Detail: The Hand that Feeds (Full), nga 4,49€, Falas /iPhone, iPad
Provoni të hetoni një krim, të zgjidhni qështjen dhe të kapni kriminelët në këtë lojë mjaft të vështirë. Detektivët Turino dhe Lamonte janë vendosur të hetojnë një ngjarje mjaft të rëndë: Special Enquiry Detail. Ajo çfarë duhet të bëni është, të gjeni provat për të arritur tek krimineli.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment