Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- MarcoPolo Ocean, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
MarcoPolo Ocean është një program edukativ i cili do ti mësojë fëmijëve gjiçka në lidhje me karakteristikat edhe krijesat që jetojnë në oqean. Kjo gjë bëhet në mënyrë mjaft interaktive edhe të kuptueshme nga çdo fëmijë. Ja vlen ta merrni këtë program.


BeatPad, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
BeatPad është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të krijoni ritme muzikore si të ishit një DJ i vërtetë. Do të keni mundësi të karikoni file-t tuaj muzikore të preferuara dhe ti miksoni ato sipas fantazisë. Gjithashtu në qoftë se ju nevojitet ndonjë efekt muzikor extra atëherë mund ti blini ato direkt nga programi.


- Horizon Chase: World Tour, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Horizon Chase është një lojë mjaft e bukur me gara me makina ku ju do të garoni në gara të cilat zhvillohen në vënde të ndryshme të botës. Duke i fituar ato do të keni mundësi të përmirësoni makinën. Kini kujdes sepse kundërshtari do të bëjë çdo gjë për t'ju ndaluar.




Orby Widgets, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
12 widgets në 1 aplikacion të vetëm:  Conversation, App Launcher, Calculator, Speed Call, Music sharing, Memory, CPU, Storage, Battery, Data usage, Network addresses, Runtime.


From Cheese, 2.99€, falas. /iPhone, iPad
From Cheese është një lojë mjaft e bukur  ku ju do të ndihmoni një miush të mbledhë të gjitha copat e djathit në një labirinth në 3 dimensione. Kini kujdes sepse duhet ta shpërtoni atë nga kthetrat e maceve dhe për këtë gjë duhet të jeni mjaft të shkathët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Ultimate Guitar Tabs, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ultimate Guitar Tabs është një program i cili i dedikohet të gjithë personave që janë të apasionuar pas instrumentit të kitarrës. Në të do të gjeni me qindra dokumente të cilat përfaqësojnë notat e një pjesë muzikore. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment