Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- HashPhotos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
HashPhotos është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë edhe editojmë fotot në mënyrë mjaft profesionale. Pasi ti modifikoni sipas dëshirës, mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjete sociale.


- iPlaniShare, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iPlaniShare është një program i dobishëm i cili na jep mundësinë të ruajmë çdo lloj shënimi në lidhje me çdo event ditor dhe jo vetëm. Përshëmbull programi na lejon të krijojmë një listë me gjëra për të bërë ose të ruajmë ushtrimet që duhet të ndjekim në palestër. Ja vlen ta merrni këtë program.


Atomus, nga 0.89€, falas. /iPhone
Atomus është një program zbavitës nëpërmjet të cilit mund të krijoni imazhe abstrakte duke modifikuar linjat shumë ngjyrëshe sipas fantazisë tuaj. Grafika e skenave është mjaft e lartë dhe duke lëvizur gishtat në ekran do të zbaviteni duke luajtur dhe duke krijuar  e kombinuar forma shumë ngjyrëshe të linjave. Ja vlen ta provoni.


- Call of Snakes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Call of Snakes është një lojë mjaft e bukur me aksion ku ju duhet të armatosni personazhet e lojës edhe të luftoni kundra armiqve për të shpëtuar qytetin, ose me miqtë tuaj online. Loja është ndërtuar mbi një veshje grafike e cila kujton lojërat e viteve 90'.


AirAV, nga 5,49€, Falas /iPhone, iPad
AirAV është një lexues UPnP/DLNA që bën të mundur shfaqjen në streaming të videove, muzikës dhe imazheve nga serverat e UPnP/DLNA direkt në iPhone, iPod touch ose iPad. Suporton pjesën më të madhe të formateve video ( WMV, AVI, MKV, RMVB, RM, XVID, MP4, 3GP, MPG…) dhe audio ( MP3, WMA, RM, ACC, OGG, APE, FLAC,FLV… ), por edhe formatet e titrave ( smi, srt, ass, ssa, sub txt subtitle ).


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment