
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- MovieSpirit, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
MovieSpirit është një program që do të na lejojë të modifikojmë filmimet të bëra me fotokamerën e iDevice. Në program do të gjeni disa efekte mjaft profesionale të cilat do të bëjnë filmimet tuaja, mjaft të bukura. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.
- Pou, nga 1.79€, falas /iPhone, iPad
Një nga lojërat më të shkarkuara në App Store, vjen sot për herë të parë në ofertë falas. Qëllimi juaj kryesorë në këtë lojë do të jetë të ushqeni personazhin kryesor Pou dhe ta ndihmoni të rritet. Mund ta personalizoni atë, mund të zhbllokoni objekte të veçanta, mund t'i flisni dhe ai do të përsërisë fjalët tuaja.
- Turbo QR Scanner Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Turbo QR Scanner Pro është një program i cili do t'ju japë mundësi të skanoni çdo kod QR që do të gjeni në produkte të ndryshme edhe jo vetëm. Më pas programi do t'ju shfaqë mesazhin që kodi i skanuar përmban.
Turbo QR Scanner Pro është një program i cili do t'ju japë mundësi të skanoni çdo kod QR që do të gjeni në produkte të ndryshme edhe jo vetëm. Më pas programi do t'ju shfaqë mesazhin që kodi i skanuar përmban.
- Note'd, nga 0.89€, falas. /iPhone
Note'd është një program mjaft i kompletuar me disa funksione bazike si përshëmbull mundësia për të ruajtur shënimet, për të mbajtur një listë me eventet që duhet të bëni ose thjeshtë të mbani një ditar. Programi ofron një veshje grafike mjaft të këndshme dhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur. Ja vlen ta provoni.
- Nudifier, nga 0.89€, falas. /iPhone
Nudifier është një program i cili na lejon të modifikojmë fotot tona ose të miqve tanë. Programi do të krijojë imazhin e një kopertine ku shfaqen personat e identifikuar në imazhet e zgjedhura, nudo. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për ti bërë një shaka miqve.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment