Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Visual Anatomy, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Visual Anatomy është një program edukativ i cili i do të na japë informacione të detajuara në lidhje me anatominë e trupit njerëzor. Çdo shpjegim shoqërohet me imazhe interaktive mjaft të kuptueshme për të gjithë. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


- Acqua Moto Racing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Acqua Moto Racing është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni me motorrë uji. Në fillim do të nisni garën si një diletant edhe më pas do të merrni pjesë edhe në gara të rëndësishme për tu bërë kampioni i padiskutueshëm. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Snow Moto Racing, nga 0.89€, falas. /iPhone
Snow Moto Racing është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni me motorra bore në pista të ndryshme. Gjatë garës ju do të përmirësoni aftësitë tuaja dhe do të mësoni të bëni me motorrin tuaj akrobatci të ndryshme të cilat do t'ju bëjnë një profesionist të vërtetë në këtë lloj sporti. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Algebra Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Algebra Pro është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që gjatë shkollës duhe të bëni lëndën e algjebrës. Programi do të llogarisë shumë ekuacione por edhe do t'ju ndihmojmë të mësoni më mirë edhe teorinë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment