
Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- AncientForce, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AncientForce është një lojë me strategji dhe aventurë ku ju duhet të krijoni ekipin tuaj të arteve marciale edhe më pas të vendosni pushtetin duke fituar çdo sfidë që do të bëni. Ja vlen ta provoni këtë lojë.
- Halftone, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Halftone është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë sekuenca komike me fotot që kemi në iPhone ose iPad. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe ofron disa funksione të tjera mjaft interesante.
- AirDisk Pro: Wireless Flash Drive, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
AirDisk Pro është një program mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të shfrytëzoni memorien e iPhone-it ose iPad-it tuaj si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe ju mund të merrni ose të nisni file duke u lidhur me rrjetin WiFin në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.
- About Love, Hate And Other Ones, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të gjej luginën e paqes dhe urretjes. Do të keni mundësi të luani rreth 70 misione të ndryshme dhe çdo mision përfundon duke arritur tek lugina në fjalë. Për më tepër mund të ruani arritjet tuaja edhe në Game Center.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment