Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Skew, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Skew është një program mjaft i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë dimensionet e çdo imazhi në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Nëpërmjet tij ju mund të zvogëloni ose zmadhoni çdo kënd të fotos duke i dhënë asaj një prekje profesionale. Më pas mund ta ndani atë me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


- Net Status, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Net Status është një program majft profesional i cili na jep mundësinë të konfigurojmë edhe monitorojmë statusin e një serveri i cili ofron shërbime në rrjetin e internetit. Pra është një program i cili i dedikohet të gjithë personave që punojnë si mirëmbajtës rrjeti apo IT.


- ChromaSphere, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ChromaSphere është një lojë në të cilën detyra juaj është të drejtoni një sferë duke lëvizur iDevice drejt fundit të misionit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë mjaft e lehtë.


Big Bang, nga 0.89€, falas. /iPhone
Big Bang është një paketë e cila përmban rreth 30 lojëra të ndryshme duke filluar që nga lojërat me aksion dhe deri tek lojërat sportive. Lojërat janë mjaft të thjeshta por janë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment