Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Monkeyrama, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Monkeyrama është një lojë mjaft e bukur ku detyra e juaj do të jetë të shkatërroni çdo pengesë që shfaqet në rrugën tuaj. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur në 3D e cila do t'ju bëjë për vete, bashkë me 112 misionet që ajo ju ofron.


- King Of Opera, nga 1.79€ falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të drejtoni një tenor i operave i cili do të ndjekë komandat tuaja gjatë intepretimit të çdo pjese. Duhet të luftoni me kundërshtarët e tjerë që do të mundohen të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar juve të drejtoni tenorin siç duhet. Është një lojë e cila mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


- Dementia: Book of the dead, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dementia është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të zbulojë enigmat që fshihen në një fshat të Anglisë së lashtë. Ambjenti është i rrethuar nga fantazma edhe krijesa të botës së përtejshme të cilat do të tentojnë të ndalojnë udhëtimin.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment