Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Magnifier Flash, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magnifier Flash është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të lexoni një tekst duke zmadhur pjesën e dëshiruar.  Pra programi i vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me leximin e teksteve ose nëse teksti që po kërkoni të lexoni është shkruajtur me karaktere shumë të vogla.


Fast Camera, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Fast Camera e bën fotokamerën e pajisjes tonë më të shpejtë. Ky aplikacion fantastik na jep mundësinë të bëjmë foto në sekuencë njëra pas tjetrës deri në 1.000 foto përnjëherë, në mënyrë që të mos humbasim asnjë moment nga ajo që jemi duke përjetuar. 


8bitwar: Origins, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


- Lifeline..., nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Lifeline është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të mbijetojë në një planet i cili ndodhet shumë larg tokës. Gjatë qëndrimit në këtë planet do të merrni informacione se si të mbijetoni edhe duhet ti zbatoni më pas. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment