Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
- Big Truck, nga 1,79€, falas /iPhone, iPad
Big Truck është një lojë e thjeshtë dhe shumë argëtuese. Ju thjeshtë duhet të ngisni një kamion dhe të siguroheni që materialet tuaja të mbërrijnë në destinacion. Loja më e shkarkuar në 10 vende.
- Translator Pro, nga 5.79€, falas. /iPhone
Translator Pro është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të përkthejmë një fjalë në shumë gjuhë të botës. Në qoftë se jeni një person i cili udhëtoni shumë, atëher ja vlen ta merrni këtë program.
- Mahjong Artifacts® nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Largohuni nga furia e jetës moderne dhe zhytuni në atmosferën antike të Mahjongg Artifacts®! Një kapitull i ri që të gjithë fansat e këtij lloji do të adhurojnë, me tre mënyra loje që do ju njohin me pesë kultura ekzotike.

- Medieval Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Medieval Defenders është një lojë me strategji ku ju do të ndërtoni ushtrinë tuaj edhe më pas do të luftoni për tu bërë sunduesi i çdo vëndi që sulmoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.
- iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.
0 komente:
Post a Comment