Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

TextVideo, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
TextVideo është një aplikacion mjaft interesant që ju jep mundësinë të shtoni një tekst në video. Teksti mund të modifikoni sipas dëshirës, mund ta deformoni, rrotulloni ose të zgjedhni një model shkrimi të animuar.


- Kool, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kool është një program mjaft i dobishëm i cili do të konvertojë fjalët që do të shqiptoni, në text. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe pasi të keni konvertuar mesazhin zanor në tekst, mund ta dërgoni atë me mail tek miqtë tuaj.


- Sunburn!, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sunburn është një lojë në të cilën duhet të drejtoni një anije kozmike e cila është e humbur në hapësirë edhe pa mundësi kthimi pas. Kapiteni i anijes duhet të mbledhë ekipin e tij edhe të nisë rrugën e shpëtimit. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment