Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Battle Riders, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Battle Riders ësthë një lojë mjaft e bukur me gara makinash ku ju duhet të ndërtoni makinën tuaj të blinduar e cila duhet të mbajë me vete një arsenal të vërtetë armësh pasi për të fituar duhet të dëmtoni sa më rëndë makinat kundërshtare. Loja është ndërtuar gjithashtu mbi librarinë grafike Metal e cila sjell një ambjent mjaft reali i cili do t'ju bëjë për vete. Ja vlen ta provoni këtë lojë.




Quick Drafts, nga 2.79€, falas. /iPhone
Quick Drafts është një tjetër program i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të krijoni shënime edhe më pas ti ruani ato në shërbimet iCloud, Google Drive apo Dropbox. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Photo Reminders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Photo Reminders është një program i cili do të krijojë evente që ju do të bëni në të ardhmen. Veçantëria e këtij programi është mundësia për të shtuar foto për çdo event që do të krijoni. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment