Google sjell më në fund funksionin e Kodit Promocional. Zhvilluesit e programeve Android tashmë kanë mundësinë të krijojnë kode promocionalë edhe ti shpërndajnë ato sipas preferencave. Kujtojmë që një kod promocional mund të jepet nga një zhvillues programi për shumë arsye, edhe personi i cili ka këtë kod mund të shkarkojë programin e tij falas, cila do qoftë kostoja.

Më në fund edhe një përdorues i sistemit operativ Android mund të përfitojë kode promocionale ashtu siç bën nga shumë kohë një përdoruesi i iOS. Google ka vendosur që një zhvillues i rregjistruar në Google mund të gjenerojë deri në 500 kuponë të cilët do ti shpërndajë sipas dëshirës.

Nga ana tjetër është vendosur gjithashtu edhe një limit i cili i detyron zhvilluesit të gjenerojnë 500 kuponët vetëm një herë në tre muaj gjatë vitit. Gjithashtu ato mund të zgjedhin edhe datën e fillimit edhe mbarimit të vlefshmërisë së një kuponi.

Ekspertët mendojnë se ky funksion do ti ndihmojë akoma më shumë zhvilluesit të përhapin programet e tyre në publikun e gjerë ndërsa Google mund të pësojë humbje pasi ajo merr gjithmonë një përqindje në çdo shitje të programi. Sipas tyre, këto humbje janë të pa konsiderueshme.

Deri tani akoma nuk dihet me saktësi se cila është data e prezantimit të këtij funksioni dhe ne do t'ju njoftojmë sapo ky funksion të jetë i disponueshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment