M.I.C Gadget ka publikuar një video në YouTube, ku mund të shikoni modelin iPhone 6c, që flitet se do të ketë një ekran 4 inç dhe se duhet të vijë gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për një model hands-on të realizuar nga M.I.C Gadeget, që na prezanton atë që mendohet se mund të jetë modeli i ri iPhone 6c.

Sipas thashethemeve të fundit, kjo pajisje duhet të prezantohet nga Apple në prill, me një ekran 4", proçesor A9 dhe teknologji NFC për pagesat nëpëmjet Apple Pay. Pavarësisht kësaj, kompania nga Kupertino nuk e ka konfirmuar asnjëherë ekzistencën e kësaj pajisjeje, kështu që duhet të presim një njoftim për të qenë të sigurtë që iPhone 6c ekziston me të vëtetë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment