Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Janar ka përzgjedhur lojën A Dark Room që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 0,99€!


A Dark Room ka arritur në 10 vëndet e para në App Store në USA, Kanada, Singapor dhe Australi. Në fakt është pak e vështirë të shpjegohet me fjalë se cili është qëllimi i lojës derisa nuk e provoni vetë. Loja bazohet vetëm në një faqe grafike dhe 90% e saj është e bazuar gjithashtu vetëm në tekst dhe 10% mund të thuhet se bën pjesë në lojërat e tipit RPG (Role Playing Game).Në përshkrimin e parë duket aspak interesante por ekspertët sigurojnë se është një lojë që ja vlen të provohet dhe që me siguri do të dashuroheni pas saj pasi. Gjithashtu e konfirmojnë 14.000 vlerësimet pozitive e bëra nga lojëtarët e kësaj loje si dhe 4.5 yjet e fituara në App Store në pak kohë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment