Pas suksesit të madh të kapitullit të parë, vjen në App Store versioni i ri i lojës Badland. Një lojë aventurë dhe aksion ku duhet të përshkojmë botë të ndryshme të vizatuara me dorë dhe plot pengesa. Loja nuk distancohet shumë nga versioni i mëparshëm i Badland por e zgjeron eksperiencën e përdoruesit me disa karakteristika të reja mjaft intriguese.

Mund të sfidoni miq nga e gjithë bota. Gameplay është shumë i realizuar dhe i përshtatur me ekranet touch. Edhe kolona zanore është shumë e këndshme. Grafika është fantastike, dhe shfrytëzon shumë hardware-in e modeleve më të reja iPhone, gjithashtu është përmirësuar shumë në krahasim me kapitullin e parë.


Badland 2 është i disponueshëm në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 125MB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment