Ka mbërritur një aventurë e re nga Ubisoft për pajisjet tona iOS. E kemi fjalën për Rayman Adventures, një lojë e re që do të bëjë të lumtur të gjithë të apasionuarit dhe që mund të tërheqë edhe shumë përdorues të rinj. Objektivi jonë në këtë lojë do të jetë të gjejmë disa vezë antike që furrnizojnë pemën e shenjtë në pyllin e magjishëm.
Rayman Adventures është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 90MB. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment