Ju njoftojmë se loja e famshme The Room Pocket është e disponueshme në ofertë falas për pak kohë në App Store. Në këtë lojë do të trasportoheni brenda disa hapësisrave të karakterizuara nga vizuale origjinale ku do të kemi detyrën të zgjidhim probleme të ndryshme, dhe për t'ia arritur këtij qëllimi duhet të impenjohemi të jemi të përqëndruar.

Loja prezanton një grafikë tridimensionale me cilësi të lartë me ambiente natyrale. Edhe komandat janë të thjeshta dhe nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të përdorim njërin nga gishtërinjtë për të naviguar në një botë 3D dhe të zgjidhim enigmat që na ka vënë në dispozicion loja.

The Room Pocket është e disponueshme në ofertë falas në App Store. Kërkon iOS 5.1.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment