Një nga lojërat më popullore në App Store, Temple Run, sjell në App Store një përditësim madhor ku do të keni mundësi të luani në një botë të re mjaft të rrezikshme por edhe sfiduese në të njëjtën kohë. Ky përditësim vjen si pasojë përvjetorit të prezantimit të versionit Temple Run 2 i cili ka patur mjaft sukses në App Store si pasojë e punës mjaft të mirë të stafit edhe përditësimeve të vazhdueshme.

Në Temple Run Frozen Shadows do të gjejmë një botë të re të mbuluar nga akulli ku ju duhet të rrëshkisni mbi të për të shpëtuar nga majmunët e poseduar nga djalli, të cilët duan t'ju ndalojnë. Ndryshe nga versionet e tjera, përveç se të vraponi, duhet edhe të rrëshkisni mbi akull duke përdorur një slitë. Është për tu vënë në dukje edhe kualiteti grafik, ku duhet se zhvilluesit e lojës kanë arritur të sjellin maksimumin e tyre.

Nëse dëshironi ta shkarkoni këtë version të Temple Run mund ta merrni falas por për të vazhduar në nivelet e tjera duhet të paguani. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment